Makina shpërthen në ecje në Tiranë (Foto)

11 June 2022, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina shpërthen në ecje në Tiranë (Foto)
Makina që shpërtheu në flakë në rrugën Sauk-TEG

Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër në rrugën e Sauk-TEG, duke dëmtuar drejtuesin.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetasi Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Paraprakisht nuk dihen arsyet e shpërthimit të mjetit, nëse bëhet fjalë për defekt teknik, apo i është vendosur ndonjë lëndë plasëse.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Makina shpërthen në ecje në Tiranë (Foto)

Makina shpërthen në ecje në Tiranë (Foto)

 



Video