Shmanget një incident detar në Durrës në jahtin me 6 italianë në bord

11 June 2022, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shmanget një incident detar në Durrës në jahtin me 6
Jahti i italianëve që rrezikoi ngecjen në cektinë

Një jaht turistik me 6 italianë në bord ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë dhe ka kërkuar ndihmë.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur salla operative e Portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik "Ziacanaia".

Ky mjet po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt vendit tonë.

Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Angazhimi i shpejtë i autoriteteve ka bërë të mundur dhënien e ndihmës në kohë dhe akostimin e jahtit në kalatën 4 të portit të Durrësit.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shmanget një incident detar në Durrës në jahtin me 6


Video