5 të rinj konfliktohen në Vlorë, tre prej tyre përfundojnë me urgjencë në spital

10 June 2022, 22:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
5 të rinj konfliktohen në Vlorë, tre prej tyre
5 të rinj konfliktohen në Vlorë

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë 5 persona, tre prej të cilëve kanë përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Video