VIDEO/ Tufa me para dhe vajza për seks, dalin pamjet e grupit që trafikonin ilaçe nga Italia në Shqipëri

10 June 2022, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Tufa me para dhe vajza për seks, dalin pamjet e grupit që
Duke numëruar paratë në makinë

Të dyshuarit e grupit italo-shqiptar të cilët lëshonin certifikata të rreme që shqiptarët të shkonin të trajtoheshin falas në Itali, si dhe trafikonin barna të shtrenjat me përmbajtje narkotikësh nga Italia drejt Shqipërisë kanë qenë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet ku duket se ata janë zënë "mat" nga kamerat e fshehta ku shfaqen duke bërë pazare dhe duke numëruar paratë në makina, në zyrë, në rrugë. Teksa në pamje duken dhe duke marrë çanta me ilaçe dhe shumë vajza.

SPAK theksonte në njoftimin e saj se mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbimeve seksuale.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 9 persona, si dhe u vunë nën hetim 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Burime bëjnë me dije se nën hetim janë vënë mjekët Edvin Prifti, Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto, si dhe dy biznezmenët Aleksandër Gjoka e Ndue Pulaj.




Video