Reflekton Ministria e Arsimit, heq "Rolling Hills-in" nga tekstet shkollore

10 June 2022, 16:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reflekton Ministria e Arsimit, heq "Rolling Hills-in" nga tekstet
Rolling Hills

Ministria e Arsimit ka korigjuar tekstet shkollore pas skandaleve të denoncuara rreth një vit më parë, ku tekstet ishin me gabime të shumta apo me pasqyrim të realitetit ndryshe.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar disa shembuj të teksteve me skandalet dhe pas përmirësimit.

Nga libri i historisë është hequr fotoja e rezidencës luksoze "Rolling Hills" në periferi të kryeqytetit, e cila prezantohej si një fshat normal, ndërkohë që ajo është thjesht një lagje pasanikësh.

"Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira
Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura
Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor" shkruan kryeministri Rama.


Video