Aksidenti tragjik në Fier, ky është çifti Lelaj që humbi jetën së bashku me vjehrrën (Foto)

10 June 2022, 12:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti tragjik në Fier, ky është çifti Lelaj që
Sokrat Lelaj dhe Fatbardha Lelaj

Sokrat Lelaj dhe Fatbardha Lelaj janë çifti që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në aksin Levan-Tepelenë. 54-vjeçari Lelaj i cili ishte punonjës i FNSH-së dhe në momentin që ndodhi aksidenti tragjik ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip "Ford" bashkë me gruan dhe vjehrrën Bylyre Salaj.

Sokrat Lelaj dhe vjehrra e tij kanë humbur jetën direkt në vendngjarje ndërsa bashkëshortja e tij ka mbërritur në gjendje kome në spital. Pa kaluar 60 minuta, Fatbardha Lelaj ka humbur jetën duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.

Ditën e sotme policia ka arrestuar shtetasin M.Skënderaj pasi ishte ai që drejtonte mjetin "Opel Zafira" i cili u përplas me makinën e 54-vjeçarit Lelaj. Ka qenë Skënderaj ai që ka bërë një parakalim të gabuar dhe shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima.

Nga ky aksident tragjik kanë mbetur të plagosur rëndë vetë M.Skënderaj, bashkëshortja e tij Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6-vjeçare. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës ditën e sotme pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.



Video