Kush janë viktimat dhe të plagosurit në aksidentin e rëndë në Fier

9 June 2022, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë viktimat dhe të plagosurit në aksidentin e
Në foto viktima Sokrat Lela, punonjës i FNSH

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Një prej viktimave është identifikuar si Sokrat Lela, punonjës i FNSH, ndërsa policia ka identifikuar viktimën tjetër, si dhe të plagosurit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, policia njofton se u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë efektivi i FNSH Sokrat Lela, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e Lelës) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë Fatbardha Lela, 53 vjeçe, bashkëshortja e Sokrat Lelës.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërit prej shoferëve, duke bërë që automjetet të përplaseshin kokë më kokë.


Video