RENEA shkon të kapë Suel Çelën te tregu agro-ushqimor, por procedon vetëm rojen

9 June 2022, 20:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
RENEA shkon të kapë Suel Çelën te tregu agro-ushqimor, por
Suel Çela

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i sotëm i RENEA-s në Elbasan dhe Peqin për kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i artë”.

Burime bëjnë me dije se RENEA ka ushtruar kontrolle në ambientet e tregut agro-ushqimor në Elbasan për kapjen e Suel Çelës, por aty nuk ka gjetur gjë. Mësohet se policia ka proceduar penalisht vetëm rojen e portës së tregut agro-ushqimor pasi ka hasur kundërshtinë e tij gjatë kontrolleve.

Në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, Suel Çela del si porositësi i vrasjes së Lulëzim Mashës, administrator i një shkolle private në kryeqytet, dhe të vrasjes së biznesmenit Elton Kila (i thirrur Oti), të dyja këto vrasje kanë mbetur në tentativë.

Suel Çela gjithashtu njihet dhe si një nga protagonistët e përplasjes me Policinë para tregut ushqimor të Elbasanit, ngjarje kjo e ndodhur më 18 shtator 2017, për të cilën ai është shpallur i pafajshëm.

Gjatë aksionit të sotëm, RENEA mësohet se ndaloi disa persona, mes të cilëve dhe Klemend Xhaferrin, i njohur dhe si Kel Çami, i cili u shpall në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, por mësohet se i është revokuar masa.


Video