Forcat RENEA së bashku me efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit kanë ushtruar ditën e sotme kontrolle në disa banesa dhe biznese në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit për kapjen e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.
Dyshohet se në një prej atyre banesave strehohej i shumëkërkuari Talo Çela, por është larguar para se aty të mbërrinte RENEA.
Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, janë ndaluar 10 persona.
Operacioni mësohet se është ende në vijim.
14 personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë":
1.Eljo (Ervis) Bitri
2.Festim Qoli
3.Alban Bengasi
4.Ervis Martinaj
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
8.Agron (Kamber) Mehja
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
10. Talo Çela
11. Agim Gjini
12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
13. Florenc Çapia
14. Abedin Mama (Dine Çami)