EMRI/ I bie rrufeja në banesë, vdes një person në Malësinë e Madhe

9 June 2022, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ I bie rrufeja në banesë, vdes një person në
Rrufe

Është regjisatruar viktima e parë nga moti i keq që ka përfshirë vendin këto ditë. Një person ka humbur jetën në Malësinë e Madhe pas goditjes nga rrufeja.

Viktima është shtetasi Arben Ivanaj dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Dedaj të Shkrelit. Burime bëjnë me dije se ai po qendronte në banesën e komshiut të tij, të cilën e ka goditur rrufeja dhe ka marrë zjarr ku flakët janë përhapur me shpejtësi.

Ivanaj është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t'ju mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Banesa në të cilën ka rënë rrufeja është në pronësi të shtetasit Flamur Hoxha. Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.


Video