Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rrebeshet e shiut përfshinë vendin edhe mesditën e sotme duke shkaktuar problematika për shkak të rënies së shiut me intensitet të lartë.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, pjesa më e madhe e rrugëve të Tiranës janë "përmbytur" nga uji, teksa mësohet se edhe lumi i Lanës ka dalë nga shtrati për disa minuta.
Niveli i lartë i ujit në rrugë ka shkaktuar problematika dhe tek qytetarët, të cilët kanë hasur vështirësi për të ecur në këmbë.
Lagjia më me shumë problematika ka qenë ajo e "Don Boskos", por dhe tek "Pallati me Shigjeta" për shkak të daljes së Lanës.