Mediat angleze shkruajnë për dy britanikët e arrestuar në Rinas: Akuzohen si spiunë!

10 June 2022, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat angleze shkruajnë për dy britanikët e arrestuar në
Radiot e sekuestruara

Ndalimi i dy britanikëve në aeroportin e Tiranës ka marrë edhe vëmendjen e mediave vendase.

“Mirror” shkruan se dy britanikët akuzohen për spiunazh nga ana e Shqipërisë, dhe u arrestuan me radiotransmetues në bagazhet e tyre në aeroportin e Tiranës.

Dy personat e arrestuar mohuan spiunazhin, duke pretenduar se ishin inxhinierë IT dhe pajisjet e tyre ishin radio amatore.

Ata janë marrë në pyetje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nga oficerët e inteligjencës, më pas dyshja janë kthyer në Britani të Madhe, por mbeten nën hetim nga pala shqiptare.

Sipas medias britanike, policia shqiptare konfirmoi se ka hapur një hetim ndaj pushuesve britanikë mbi akuzat për ‘aktivitete spiunazhi’ dhe ‘spiunazh’.

Një burim tha: “Është shumë e pazakontë të mbash këtë lloj pajisjeje dhe akoma më e çuditshme që dikush të ndalohet dhe të akuzohet si agjent i fshehtë”.

Dy të dyshuarit u mbajtën më 30 maj dhe më pas u lejuan të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë ata mbeten nën hetim, thotë policia.

Radiot Kenëood u dërguan në Laboratorin Kriminalistik Shqiptar, ku do të ekzaminohen me kujdes për të përcaktuar aftësitë e tyre spiunuese.

Njësia Kibernetike po ndihmon për hetimin së bashku me Shërbimin Informativ Shtetëror.

Eduard Merkaj, drejtor i Policisë Kufitare, tha: “Është një hetim në vazhdim dhe po vijojmë këqyrjen e makinerive të sekuestruara”.

Një pyetje kyçe që hetuesit do të duan të përcaktojnë është nëse pajisjet mund të regjistrojnë ose të ndërhyjnë në valët analoge të radios të përdorura nga ushtria dhe shërbimi sekret i vendit.

 


Video