Aksidenti me 3 viktima në Fier, arrestohet drejtuesi i mjetit “Opel Zafira” (Emri)

10 June 2022, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti me 3 viktima në Fier, arrestohet drejtuesi i mjetit “Opel

Policia e Shtetit ka vënë këtë të premte në pranga Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”.

43-vjeçari u përplas mbrëmjen e djeshme me mjetin tip “Ford” në Fier, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. (M). S., 43 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në datën 09.06.2022, rreth orës 20:20, në fshatin Buzëmadh, duke drejtuar automjetin tip “Opel Zafira”, është përplasur me automjetin tip “Ford”. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja e tij, shtetasja G. M. dhe vajza e tyre 6 vjeçe, si edhe kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., F. L. dhe B. S., të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Aksidenti me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Buzëmadh të Fierit, ku u përplasën një makinë “Ford” me “Opel Zafira”.

Sipas policisë, u plagosën shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakrandrejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Ndërkohë që viktimat ishin Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, si dhe shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj), si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme.



Video