Tragjike/ Bie nga kati i pestë i pallatit, vdes fëmija 2 vjeç në Tiranë

10 June 2022, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike/ Bie nga kati i pestë i pallatit, vdes fëmija 2 vjeç
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e katit të pestë të banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën "Shefqet Kuka" të kryeqytetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Video