Gentian Sharra mik me Talo Çelën, e punësoi fiktivisht magazinier në kompaninë e gruas

10 June 2022, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gentian Sharra mik me Talo Çelën, e punësoi fiktivisht
Talo Çela dhe vila e Gentian Sharrës

Gentian Sharra nga Elbasani është një prej "kokave" të arrestuara në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë". Gjykata i sekuestroi ditën e sotme 5 milionë euro pasurit, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal.

Por, nga hetimet ka rezultuar se Gentian Sharra ka miqësi shumë të ngushtë dhe me të shumëkërkuarin tjetër Talo Çela. Në dosjen e prokurorisë thuhet se për një periudhë kohore Talo Çela ka qënë i punësuar (fiktivisht) tek firma e bashkëshortes së Gentian Sharrës, Olta Sharra.

Gjithashtu, thuhet se Gentian Sharra ka lidhje dhe me grupin e grabitjee eurove në aeroportin e Rinasit, pasi fugoni që kanë përdorur grabitësit është modifikuar nga vëllezërit ÇALA tek servisi i tij.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me shkresën Nr 5041/1 datë 03.09.2020 informon se: Në ngarkim të shtetasit Gentian Mustafa Sharra ka të dhëna/informacione ku rezulton të jetë i implikuar në veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike, krimet kundër personit dhe krimit ekonomik. Ky shtetas njihet si lidhje e grupit të grabitjes së eurove në ambjentet e Aeroportit të Rinasit ku është marrë një sasi e konsiderueshme valute e huaj (euro). Sipas informacionit të mësipërm, furgoni i përdorur për këtë grabitje është modifikuar nga vëllezërit ÇALA tek servisi i këtij shtetasi Gentian Mustafa Sharra, i ndodhur në fshatin Katund i Ri-Elbasan. Gjithashtu ky shtetas është lidhje shoqërore e ngushtë e shtetasit Talo Jonuz Çela (aktualishtë në kërkim për këtë grabitje dhe i dyshuar për disa vrasje në Durrës dhe Elbasan). Sipas referimit lidhja është vërtetuar pasi për një periudhë kohore Talo Çela ka qënë i punësuar (fiktivisht) tek firma e bashkëshortes së tij Olta Sharra”, thuhet në dosje.


Video