Një prej mjekëve që është vënë nën hetim nën hetim për kontrabandë ilaçesh anticovid dhe për lëshim certifikatash dhe recetash të rreme është dhe Aurel Vula, mjek Pediater Rheumatolog në QSUT.
Mësohet se ai është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto. Kjo e fundit ka qenë kandidate për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka kaluar Covid-19 gjatë vitit 2020, e cila e konfirmon vetë gjatë një interviste televizive, por nuk dihet nëse bashkëshorti i saj ka marrë dhe për të ilaçe kontrabandë nga Italia.
Dy medikamentet që kontrabandonte grupi kriminal shërbenin për trajtimin e Covid-19 dhe kanë qenë ndër më të rrallat në vendin tonë gjatë kohës së pandemisë. Bëhet fjalë për “Clexane” si dhe “Enoxaparin”, të cilat përdoren për mpiksjen e gjakut.
Nga hetimet ka rezultuar se grupi italo-shqiptar lëshonin certifikata të rreme që shqiptarët të shkonin të trajtoheshin falas në Itali, si dhe trafikonin barna të shtrenjat me përmbajtje narkotikësh nga Italia drejt Shqipërisë kanë qenë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 9 persona, si dhe u vunë nën hetim 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Burime bëjnë me dije se përveç mjekut Aurel Vula, nën hetim janë vënë mjekët Edvin Prifti, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto, si dhe dy biznezmenët Aleksandër Gjoka e Ndue Pulaj.