Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia italiane ka shkatërruar një grup shqiptaro-italian që merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në rajonet veriore të Italisë.
Corriere Milano shkruan se nga operacioni janë arrestuar 6 persona, të cilët dyshohet se merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e kokainës dhe hashashit në qytete si Siena, Perugia, Arezzo dhe Brescia.
Policia ka sekuestruar edhe sasi të mëdha të lëndës narkotike.
Sasia e drogës së kapur nuk bëhet me dije për momentin, ndërsa mediat italiane shkruajnë se operacioni është në vijim për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.