Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aleksandër Sadikaj 27-vjeç, nga Berati, humbi jetën mesditën e sotme pasi një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën me të cilën po udhëtonte i riu.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes Sadikaj, si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët.
Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë, e cila së bashku me ambulancën mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht dërgimit në spital, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ku si pasojë humbi dhe jetën.
Atentati me lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet.
Shpërthimi i cili dyshohet se ka qenë me telekomandë ndodhi rreth orës 13:35 të së shtunës. 27-vjeçari nga Berati ndërroi jetë në spital.