U ekzekutua me tritol, Aleksandër Sadikaj i dyshuar si autor edhe i një vrasjeje në Athinë

11 June 2022, 21:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ekzekutua me tritol, Aleksandër Sadikaj i dyshuar si autor edhe i
Aleksandër Sadikaj

Të tjera detaje janë zbuluar nga e kaluara e errët e Aleksandër Sadikajt.

I skeduar në policinë shqiptare dhe i akuzuar për disa krime, por duket se e kaluara e errët e tij nuk është shkruar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.

Mësohet se 27-vjeçari, i cili u ekzekutua me eksploziv teksa po lëvizte me makinë në Tiranë është autori i dyshuar i një vrasjeje të ndodhur në Greqi.

Sipas Neës 24, 27-vjeçari akuzohet për një krim të ndodhur 6 vite me parë në Athinë dhe dyshohet se vrasja është kryer nga ai për prishje të pazareve të drogës.

Edhe pse u nda nga jeta në një moshë të re, Sadikaj rezulton një person me CV të pasur kriminale, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

27-vjeçari rezulton gjithashtu të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë.

Në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora, i cili gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.

Sadikaj rezulton një biznesmen në zonën e Memaliajt, pasi kishte në pronësi një resort turistik.

Ai u ekzekutua me një shpërthim të telekomanduar teksa po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.


Video