Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti Pandeli Majko ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Dritëro Agollit. Majko shkruan se ka rast kur rastësia kthehet në diçka të përsosur duke iu referuar 12 qershorit të 31 vite më parë.
"Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese. Ka caste, kur rastësia kthehet në dicka të përsosur, sic ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.
Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!" shkruan Majko.