Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Teksa falenderon dhe uron përmes një postimi në rrjetet sociale të gjithë socialistët, Veliaj shkruan se PS është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.
Ai e ka shoqëruar urimin me një foto të kryeministrit Edi Rama me flamurin e Shqipërisë në dorë.
“Gëzuar Ditëlindjen. Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. #31VJETPS”, shkruan Veliaj.