“Nga patronazhisti te Fatos Nano”, Rama uron ditëlindjen e Partisë Socialiste

12 June 2022, 08:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nga patronazhisti te Fatos Nano”, Rama uron ditëlindjen e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka uruar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, kryesocialisti ka shprehur urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.

Në mesazhin e tij, Rama i përfshin të gjithë, duke filluar nga patronazhisti më i thjeshtë, te themeluesit dhe deri te lideri Fatos Nano. Rama e ka shoqëruar urimin për PS-në me një foto me trëndafila të kuq.

"MIRËMËNGJES
dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë
#31VJETPS" shkruan Rama.


Video