Bardeli: Jo tra në rrugën Thumanë-Kashar, ndëshkon Shkodrën

10 June 2022, 20:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardeli: Jo tra në rrugën Thumanë-Kashar, ndëshkon
Greta Bardeli, deputete e PD gjatë një seance parlamenti

Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli kërkon nga Qeveria që të mos vendosë tra në aksin Thumanë-Kashar, i dhënë me koncesion për kompaninë ‘Gener 2” të Bashkim Ulajt.

Bardeli ngre shqetësimin se trau nuk mund t’i vendoset kësaj rruge pa u siguruar më parë një aks rrugor falas për qytetarët.

“Autostrada Kukës-Milot me pagesë. Koncesioni që propozohet Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë. Nuk mundeni të detyroni vendin dhe gjithë veriun që të paguajë projektin e një qeverie, që sipas meje u ka futur dorën në xhep kaherë qytetarëve për të paguar koncesionet e korruptuara”, deklaron deputetja Bardeli.

Ajo thotë se qeveria po detyron zonat më të varfra të vendit që të paguajnë për koncesione korruptive, ndërsa paralajmëroi se vendime të tilla do të shkaktojnë reagimin e qytetarëve të Shkodrës dhe veriut.

 


Video