Miratohet vendimi: Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

10 June 2022, 14:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Miratohet vendimi: Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Qeveria shqiptare ka mbajtur premtimin që dha në Konferencën e Donatorëve.

Ditën e sotme, doli vendimi i Këshillit të Ministrave për të ndihmuar qeverinë e Ukrainës në shumën një milion euro pas krizës humanitare që ka përfshirë vendin, pas sulmit nga ushtria ruse.

Në total, 6 miliardë euro janë mbledhur nga konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar të enjten. 

Vendet perëndimore janë angazhuar t'i qëndrojnë pranë Kievit për ringritjen dhe rindërtimin.

V E N D I M 

PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

SHITESIT:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video