"Në Tiranë po pastrohen paratë e krimit", Braçe ngre zërin dhe merr duartrokitjet e opozitës

9 June 2022, 19:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Në Tiranë po pastrohen paratë e krimit", Braçe
Erion Braçe

Politika po u bëhet krah kompanive që tejkalojnë rregullat e vendosura nga AMF. Kështu është shprehur ditën e sotme nga salla e Kuvendit deputeti i PS-së, Erion Braçe.

Deputeti socialist ka deklaruar se në Tiranë po pastrohen paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes kriptomonedhave. Ai gjithashtu i kërkoi qeverisë që të bashkëpunojë me shtetet e huaja për krimin me call center-at.

“Jemi dorëzuar para një modeli tregu pa konkurrencë krijuar prej kompanive në kundërshtim me ligjin e konkurrencës, madje deri në ditë shitjeje dhe ndarje të fitimeve sipas çmimeve të tregut.

Ajo që mua më shqetëson ka të bëjë me politikën që i bëhet krah kompanive që tejkalojnë rregullat e vendosura nga Autoriteti. Një kompani të marrë kurajo e të prekë depozitet pa pyetur Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për të blerë qoftë dhe një bankë të vogël fare është e papranueshme. Ky është problem i madh, Autoriteti i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Para informalitetit institucionet nuk duhet të bëjnë pas por të merren me problemin që sjell ekonomia e zezë.

Kriptomonedhat, kemi miratuar bazën ligjore por nuk ka asnjë qoftë monedhë apo sipërmarrje të licencuar në këtë fushë, ndërkohë vetëm 2 ditë pas mbledhjes së komisionit të ekonomisë na u dëshmua se ishte i hapur përmes exchangeve, madje i lidhur me veprimtari të tjera kriminale nga mashtrimi me kartëmonedha të huaja por dhe me tregtimin e kriptomonedhave. Kur kërcënohet stabiliteti financiar institucionet të bëhen një të bashkëpunojnë e të ndalojnë veprimtarinë kriminale.

Paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave. Çfarë do të bëjmë?! Arritjet i duartrokas por ka problem të cilat i sjell koha, i kemi përballë. Aktiviteti i Forexit përmes call center-ave në mes të Tiranës në mes të ditës. Qindra të rinj të përfshirë atje dhe që mashtronin nga Tirana në Berlin, është krim. Bashkëpunoni ta luftoni këtë krim” tha ai duke marrë në fund edhe duartrokitjet e disa deputetëve të opozitës.


Video