Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidentit Bamir Topi i la shije të mirë takimi me presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, Bajram Begajn. Për "Report TV", Topi u shpreh se takimi mes tyre ishte miqësor e se pa premisa për një presidencë dinjitoze për 5 vitet e ardhshme.
Ai tregoi se për 90 minuta diskutuan për situatën në rajon për luftën në Ukrainë dhe për nevojën që të forcohen marëdhënien e aleancave euro-atlantike.
"Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisa për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike,"tha Topi.