Flamur Noka mbledh për herë të parë sekretarët e rinj të PD-së, ja çfarë diskutuan

8 June 2022, 18:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka mbledh për herë të parë sekretarët e rinj
Mbledhja mes Flamur Nokës dhe sekretarëve të partisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka zhvilluar ditën e sotme në selinë blu një mbledhje me drejtuesit e rinj të sekretariateve të Partisë Demokratike.

Lajmin e ka bërë me dije sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD, Bislim Ahmetaj, teksa ka postuar një foto nga mbledhja në rrjetet sociale. Ahmetaj bën me dije se ata kanë nisur punën për ndertimin e strategjive sektoriale se si do të mund të rikthejnë shpresën dhe besimin tek shqiptarët që opozita e vendit egziston.

"Sot në mbledhjen e parë të sekretarëve të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PDSH-së nisëm punën për ndertimin e strategjive sektoriale se si do të mund të rikthejmë shpresën dhe besimin tek shqiptarët që opozita e vendit egziston, është reale, e vërtetë, e besueshme, serioze dhe transformuese.
Me besim tek Zoti dhe tek njëri tjetri do të bëjmë gjithçka që sa më shpejt të shkulim me rrënjë regjimin kleptokratik të Edi Ramës dhe ofiqarëve të tij." shkruan Ahmetaj.

 


Video