Bajram Begaj takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin te Pallati i Brigadave

9 June 2022, 10:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin te Pallati i Brigadave
Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj

Vetëm pak ditë pasi u zgjodh si president i Republikës, Bajram Begaj po zhvillon takime për të marrë këshilla nga ish-krerët e shtetit shqiptar në Pallatin e Brigadave.

Begaj po zhvillon takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisiu, Bamir Topin si dhe Rexhep Mejdani.

Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.

Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.

 

 

 


Video