Bardhi vë në siklet Nokën: Pse Çet Kastrati ua ka mbyllur gojën?

9 June 2022, 18:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi vë në siklet Nokën: Pse Çet Kastrati ua ka mbyllur
Bardhi vë në siklet Nokën: Pse Çet Kastrati ua ka mbyllur gojën?

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj grupit kundërshtar, atë të Rithemelimit.

Reagimi erdhi pasi Flamur Noka tha se mazhoranca socialiste po përdorte “Enkin, Gazin dhe Jorkën” për të vjedhur shqiptarët.

Por përgjigja e Bardhit ishte e hidhur dhe vuri në siklet Nokën.

Bardhi pyeti Nokën se pse nuk denoncon oligarkun e naftës, Shefqet Kastratin që sipas deputeti demokrat përfiton nga abuzimet me çmimet e naftës, por që Rithemelimi nuk ka guxim ta përmendë, duke aluduar në këtë mënyrë që oligarku i naftës ka kapur edhe opozitën.

Sakaq, Bardhi shtoi se Sali Berisha u kishte nisur sms deputetëve të tij që të bashkonin votat me socialistët dhe të rrënonin kërkesën për ngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike.

“Do t’i kërkoj ndjesë gjithë demokratëve që do duhet t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita në fakt që të fliste për çmimin e naftës, po drejtonte gishtat lart e poshtë, por nuk përmendi cili është oligarku i naftës. Dil atje dhe fol për Çet Kastratin po ta mbajti, se ai i përfiton abuzimet me çmimet e naftës, por s’ke guxim ti ta përmendësh.

Nuk ke guxim të përmendësh asnjë nga ata oligarkë që ajo që ti e quan “fake-opozita” i denoncon çdo ditë.

E dyta, merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët pse keni dhënë urdhër që të bashkoheni sot me socialistët, që të bllokoni Komisionin për Investimet Strategjike. Dil dhe shpjegoja, pse ka nis Sali Berisha mesazh që të bëheni bashkë me Edi Ramën.

Sa i përket për elektoratin zoti Noka, unë nuk kam ardhur në zyrën tënde. Ti ke ardhur në 2020 në zyrën time dhe më ke thënë mos më ço në Kukës se nuk më do anëtarësia. Më djeg anëtarësia e partisë”, u shpreh Gazment Bardhi, deputet i Partisë Demokratike.

Në këtë çast Noka tentoi të replikojë por u ndërpre nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj. “Replikë mbi replikën nuk ka. Problemet që keni mes jush zgjidhini te partia juaj”, u shpreh ajo.


Video