Rama: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite

12 June 2022, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë paraditen e kësaj të diele në inaugurimin e ambienteve të reja sportive, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Gjatë fjalës së tij, Rama premtoi se qeveria do vazhdojë të investojë në ambiente sportive. Ai nuk kurseu as batutat ku tha: “Hapni frigoriferin sot pasdite po ju mori malli për mua”.

“Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit. Krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist.

Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”, tha Rama.


Video