
Është zbardhur dëshmia e efektivit Rushit Kola, me detyrë inspektor në komisariatin e Kavëjës, para hetuesve në lidhje me vetëvarjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta.
Ai shprehet se në momentin kur ka marrë detyrën, i ndaluar në komisariat ka qenë vetëm një person për pije alkoolike dhe më pas ka ardhur dhe Ilvi Meta, të cilin e ka sjellë oficeri i rojes Petrit Berhani.
Sipas tij, ka qenë ky i fundit i cili i ka bërë kontrollin për sende të paligjshme dhe shkonte herë pas here kontrollonte dy të ndaluarit. Ai shton më tej se Ilvi Meta i ka Petrit Brahimajt që të mbyllë dritaret pasi kishte ftohtë.
Ai tregon se në momentin kur kanë parë që Ilvi Meta nuk reagonte, ka patur dhe një ngatërresë çelësash. Kola shprehet se e Ilvi Metën e kanë gjetur të varur me një litar në kangjellat ku ishte kapur dhe me një dorë.
Në lidhje me litarin ai nuk e di ta shpjegojë se ku e ka gjetur Ilvi Meta atë, punonjësi i policisë deklaron se ai person e ka kontrolluar konform procedurës standarte dhe për këtë mund të shihen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në Komisarioatin e Policisë së Kavajës.
Dëshmia e policit:
"Në momentet e para kur ka marrë detyrën, i ndaluar ka qenë vetëm një shtetas për pijë alkolike. më pas ka ardhur i ndaluar shtetasi Ilvi Meta, aty e ka sjellë oficeri i rojes Petrit Berhani. Pasi e ka futur brenda, e ka mbështetur për muri, i ka hapur krahët, i ka hequr kapelen dhe i ka bërë kontroll fizik për sende të ndaluara. Pasi nuk ka konstatuar asgjë e ka futur tek dhoma numër dy dhe ka vazhduar shërbimin normalisht. Herë pas here shkonte dhe shikonte dy të ndaluarit, siç e ka detyrë funksionale. Rreth orës 18:30, familjarët e Ilvi Meta kishin sjellë ushqim që e ka afruar oficeri i rojes tek ai. Pasi ka kontrolluar ushqimin ja ka dhënë Ilvit dhe ka vazhduar shërbimin. Pasi mbaroi ushqimin ka shkuar i ka mbyllur dritaren nga mbrapa, pasi Ilvi i ka thënë se ka ftohtë.
Ka vazhduar shërbimin dhe në një moment pas orës 19:00 e ka pyetur se çfarë po bënte dhe i është përgjigjur se po bënte nevojat personale pranë sifonit.
Ai ka vazhduar shërbimin. Pas disa minutash e ka parë në këmbë, i ka folur dhe Ilvi nuk i është përgjigjur, i ka bërtitur prapë dhe nuk ka reaguar dhe në këtë moment i ka rënë butonit për të lajmëruar oficerin e rojes.
Erdhi oficeri rojes dhe unë i kam kërkuar çelësat por oficeri i rojes i kishte ngatërruar dhe Rushiti ka vajtur shpejt tek salla ka marrë çelësat dhe ka ardhur dhe ka hapur dyert.
Kur ka hapur derën ka parë që shtetasi Ilvi Meta ishte varur në kangjellat e hekurit ku ishte kapur me një dorë dhe kur e sheh kishte një litar të varur. Menjëherë oficeri i rojes e ka prerë litarin me një biçak që e kishte me vete dhe e ulëm në tokë ku u munduam t’i jepnim ndihmën e parë. Oficeri i sallës operative Gëzim Caka njoftoi patrullën e cila erdhi dhe e mori për ta dërguar në spital, ku më pas ka mësuar se ka ndërruar jetë.