Vodhi shtëpinë e Karim Benzemasë, momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit (Video)

7 May 2022, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhi shtëpinë e Karim Benzemasë,  momenti i arrestimit të
Në foto: Futbollisti i Real Madritit, Karim Benzema dhe i akuzuari Alfred Prodani

Policia ka publikuar video nga momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Mësohet se nuk ka bërë rezistencë në momentin që policia i ka njoftuar vendimin për arrestimin për llogari të INTERPOL për t'u ekstraduar në Spanjë. 

Sali Berisha e denoncoi në vitin 2019 Alfred Prodanin që u arrestua sot për llogari të Interpol është autor i grabitjes së shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Sipas denoncimit, të Berishës veç drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, akuzohej edhe përgjegjësi i Pallatit të Kulturës, Dritan Paja. Në mesazhin që një qytetar nga Laçi i ka dërguar Berishës, thuhet se Prodani dhe Paja nuk janë në krye të detyrës, pasi ndodhen të arrestuar në Spanjë.

“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: “Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.

Më 27 shkurt, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje. Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.

Paja atëherë e përgënjeshtroi denoncimin duke thënë se e gjitha i dukej një sulm politik. Disa orë më pas, ish-Kryeministri e ndryshoi postimin.


Video