Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar takohet me Papa Françeskun në Vatikan

6 May 2022, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar takohet me Papa Françeskun
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar takohet me Papa Françeskun

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, ka takuar ditën e sotme në selinë e shenjtë, Papa Françeskun.

Në të parin takim të tillë të kreut të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me Atin e Shenjtë, u diskutua marrëdhënia e shtetit dhe feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.

Një punim artistik ku janë minarja e xhamisë së Et’hem Beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, ishte dhurata simbolike nga Haxhi Spahiu për Atin e Shenjtë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar takohet me Papa Françeskun

Delegacioni i Komunitetit Mysliman Shqiptar patën një takim edhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Gallager si dhe me kreun e Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar kardinalin Guixot.

Papa Françesku qëndron në një karrocë, pasi ka një ligament të këputur në gju.

Ai tha se i kishin thënë se do t’i ikte me kohë, por procesi i shërimit “është i ngadalshëm në këtë moshë”.


Video