
Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve të sigurta nga Covid për të udhëtuar për qytetarët e Bashkimit Europian dhe u rekomandohet vendeve anëtare të unionit që gjithashtu të heqin të gjithë kufizimet e lidhura me pandeminë për shtetasit shqiptarë.
Këshilli përditësoi listën e vendeve të treta epidemiologjikisht të sigurta. Në këtë lista janë vendet me raste të ulta infektimesh dhe me një përqindje të kënaqëshme të popullsisë të vaksinuar.
Vendimi i Këshillit nuk është detyrues për vendet anëtare të BE-së, por i këshillon ato që të heqin të gjitha kufizimet që janë në fuqi për Shqipërinë, SHBA, Libanin, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Tajvanin.
Lista do të përditësohet çdo dy javë në varësi të të dhënave që Këshilli do të grumbullojë për gjendjen epidemiologjike në vendet e treta.
Për Kinën kufizimet nuk do të hiqen deri kur kjo e fundit të bëjë të njëjtën gjë me kufizimet që ka vendosur për shtetasit e Bashkimit Europian.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.