"Të dy me shpejtësi", detaje nga aksidenti me 2 të vdekur: Golfi i preu rrugën motorit

6 May 2022, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të dy me shpejtësi", detaje nga aksidenti me 2 të
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që u kushtoi jetën dy turistëve nga Polonia.

Ata po udhëtonin me një motor shumë-kubikësh ku në zonën e Kryebushatit u përplasën me një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën.

Viktimat janë Waldemar MakoWski, 45-vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare. Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinës 27 vjeçari me inicialet D.GJ. po shkonte për në Shkodër.

Te dy drejtuesit kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga informacionet paraprake mendohet se shkaktari i aksidenti ka qenë drejtuesi i makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.

Policia e Shkodrës bën me dije se nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj, ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video