Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy turistë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Kryebushat të Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy turistë polakë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motor, teksa janë përplasur nga një automjet tip "Golf". Ende nuk dihen identitetet e viktimave.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka qenë drejtuesi i makinës tip 'Golf', i cili i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.