Gjakmarrja më e gjatë në histori, albanologu Palnikaj: U vranë 45 veta për një gjurmë në dëborë

5 May 2022, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjakmarrja më e gjatë në histori, albanologu Palnikaj: U
Foto ilustruese

Albanalogu Mark Palnikaj ka folur në emisionin “Shqip” të Dritan Hilës lidhur me Kanunet që ekzistojnë në vendin tonë dhe si e kanë rregulluar ato jetën edhe në momente kur shteti nuk ka qenë ekzistent.

Albanologu ka treguar dhe një histori për një nga gjakmarrjet që ka zgjatur më shumë në kohë. Ai tregoi se ngjarja zgjati për shumë vite dhe u vranë 45 veta, ku theksoi se një gjak ende nuk ishte marrë edhe sot e kësaj dite.

“Ka ndodhur njëherë në Tropojë, në një xhami, në dhjetor dhe kishtë rënë borë. Në dëborë ishin gjurmët e një vajze. Një djalë kur doli nga xhamia nxori koburen dhe i ra gjurmës. Filloi sherri dhe janë vrarë 45 vetë. Ka zgjatur disa vite dhe një gjak është edhe sot e kësaj dite ende pa u marrë. Në Nikaj Mërtur ka pasur gjak që vazhdonte deri në 50 vite”, u shpreh albanologu.

“Në Kanun miku është më i rëndësishëm se djali!”

Gjakmarrja më e gjatë në histori, albanologu Palnikaj: U
Albanalogu Mark Palnikaj

Studiuesi foli për rëndësinë e madhe që miku kishte në Kanun. Ai tha se miku ishte i shenjtë dhe ishte në besën tënde nëse ishte në shtëpinë tënde. Nëse diçka i ndodhte duhet që t’i merrje gjakun.

“Njerëzit falnin djalin e shtëpisë dhe mikun jo. Gjaku i mikut nuk falej kurrsesi. Për mikun duhej vrarë një njeri, nuk lahej me para. Vetëm fisi i Shalës e ka këtë gjë pra nëse e vret atë që të vrau mikun nuk paguan gjak. Nëse një njeri vritej në një fshat, fshati kishte detyrë ose të gjente kush e vrau ose të paguanin gjakun së bashku gjithë fshati. Nëse vrasësi e vriste dikë dhe fshihej atëherë do t’i merrej një gjak plus. Po t’i merrje armën kishe dhe një gjak plus për armën”, tha Palnikaj.

“Ja cilat janë kanunet më të famshme në Shqipëri!”

Albanologu përmendi disa nga Kanunet që vazhdojnë ekzistojnë në vendin tonë dhe si ka ndikuar në shoqëri në të gjitha sferat e jetës për ta rregulluar atë.

“Kanë ngelur Kanuni i Lumës, Kanuni i Dibrës, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Bemës dhe ai i Lekë Dukagjinit. Kanuni i Lekë Dukagjinit është mbledhur në Gomsiqe dhe është një kryevepër për kombin shqiptar qe duhet t’i jemi mirënjohës në jetë të jetëve sepse na prezanton në gjithë botën si njerëz me kulturë. Por problem është që shtrirjen e ka pasur të vogël. Ky Kanun ka prekur të gjitha sferat e jetës: ekonominë, pronën, familjen kishën etj. Ka qenë dhe kod penal dhe kod civil. Ka vepruar në një shoqëri pa shtet dhe megjithatë ka funksionuar më së miri”, u shpreh Palnikaj.


Video