Nis puna për ndërtimin e një rruge të re drejt aeroportit të Rinasit, do jetë gati në mes të korrikut

5 May 2022, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis puna për ndërtimin e një rruge të re drejt aeroportit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezantuar sot "Planin B" për rrugën që të çon në aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një rrugë të re, që do të nisë nga kthesa e Kasahrit dhe do të bashkohet me rrugën ekzistuese në afërsi të kullës së Albcontrolit.

Projekti është prezantuar nga kreu i ARRSH-së Evis Berberi, i cili bëri të ditur se rruga e re do të jetë gati në mes të korrikut.

“Kemi fluksin e trafikut, i cili vjen nga kthesa e Kasharit, e cila vjen drejt deri në korsinë e daljes, e cila është 200 metra e gjatë dhe me një gjerësi 5 metra, pra me një korsi, bashkohet me rrugën ekzistuese e cila të nxjerrë në kullën e Albcontrol-it, dhe vazhdon fluksin e lëvizjes me një drejtim.

Ndërsa pjesa tjetër, e cila nuk do të aksesojë aeroportin, por do të shkojë drejt veriut ose zonës së Ahmetaqit mund të vazhdojë lirshëm në këtë korsi, dhe të dalë në rrethrrotullimin e Ahmetaqit, dhe të vazhdoj rrugën, por edhe që në atë krah mund të akeseohet aeroporti.

Kushdo që vjen nga rruga e re që do të ndërtohet, do të vijë në daljen afër kullës së Albcontrol-it, do të marrë djathtas, do të bëjë një kthesë për të dalë përpara parkingut të aeroportit”, sqaroi kreu i ARRSH.

Puna në këshillin teknik ka nisur një ditë më parë, ku është hapur një procedurë emergjence.

“Kemi nisur procedurën në këshillin teknik për të miratuar zgjidhjen e re të Aeroportit. Sic e kemi deklaruar në fillim procedurat dhe në fillim të muajit korrik ne kemi të përfunduar aksesin e ri nga kthesa e Kasharit në Ahmetaq dhe drejt Aeroportit. Pra për një periudhë dymujore ne kemi përfunduar të gjithë procedurën dhe në mesin e muajit korrik ne do të kemi gati rrugën e re” - deklaroi Balluku.

Kujtojmë se pas katër ditësh me radhë protestash nga qytetarët, rruga e Rinasit u hap sot për të dy senset e lëvizjes. Vendimi i shndërrimit në një rrugë njëkalimshme të Rinasit ishte i dyshimtë, pasi jo vetëm nuk është një vendim i studiuar mirë, por është vënë në shërbim të koncesionarit të aeroportit, pra Shefqet Kastratit.


Video