
Violeta, vjehrra e Bardha Likramës e cila u vetëvra mesditën e djeshme në Elbasan, mohon të ketë patur sherre me nusen e saj. Ajo shprehet se Bardha kohët e funditishte e lodhur dhe e rënduar psikologjikisht dhe nuk komunikonte me njeri.
Vjehrra e Bardha Likramës tregon se nusja e djalit e kishte respektuar dhe s’kanë pasur probleme, ndërsa shtoi se debatet me djalin e saj, kanë ndodhur muajt e fundit. Ajo ja hedh fajin motrës së Bardhës.
“Unë skam komunikim fare me njerëzit e Bardhës. Edhe Bardha vetë nuk flisnin me të. Nuk i hapnin derën. Flisnin nëpër telefonë, Bardha me motrën dhe vëllanë, ziheshin. Ne kemi disa vite me të. Nuk e shaj, ka qenë e mirë. Ajo dy muajt e fundit u sëmur. Me mua nuk zihej, s’më shante. Rrinte shtrirë, vinte nga puna rrinte shtrirë. Rënkonte. Unë e pyesja se çfarë kishte, por s’më tregonte. E patë të gjithën nga djali që ishte sëmurë, të dy sëmurë i ka. I thash që të shkonim të dy te doktori.
Por nuk dëgjoi, sepse kishte punë. Erdhi një ditë nga puna herët, e pyeta më tha që nuk kishte fuqi. Ajo kishte disa ditë që u ishte sëmurë, ikte pa pyetur. Vinte djali dhe nuk e dinte ku ikte. Ishte grua e ndershme, e mirë. Kemi shkuar mirë me të. Isha këtu ditën kur u zu me djalin. Nuk ndërhyra. Ata shkonin mirë, dhe i thoja që t’i shkon me djalin ashtu siç shkoja unë me burrin. Një ditë erdhi policia. Fola me gocën telefon dhe i thash që ka ardhur Policia dhe e kanë thërritur. Shkoi çuni në degë atë natë. S’i takova dot. Unë i kërkova nipit që ta merrte nënën se ajo u largua. Ditën që u hodh s’pashë të kishte gjë në dorë momentin kur kreu aktin. Vetëm kur më thërriti komshia. Nuk dëgjova asgjë.
Më thërriti komshia që Bardha ishte në mes të rrugës. Unë e shkunda, e thërrita, por s’më foli. Po që të kemi bërë sherr me Bardhën… S’ishte e keqe, pse të them kot. Ajo na respektonte. Ishte nikoqire për shtëpi, nuk hedh asgjë. Atë në qafë e mori motra e vet”, tha vjehrra për emisionin "Me Zemër të Hapur"