"Ishte një kafkë njeriu, i sollën makinat, ka dy javë", banorja rrëfen çfarë pa nga mbetjet kockore në Vlorë

5 May 2022, 13:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ishte një kafkë njeriu, i sollën makinat, ka dy

Mbetje kockore të dyshuara si njeriu janë zbuluar ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.

Ka qenë një banore e zonës që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar eshtrat në një grumbull dherash pranë banesës së saj.

Një banore e lagjes thotë gjithashtu për mediat se edhe ajo i ka parë mbetjet kockore. “Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën. Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.

Ngjarja është e mbuluar me mister, ndërsa eshtrat janë marrë për ekzaminim nga Mjekësia-Ligjore. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. 

 


Video