Mori para për pushimin e çështjes, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin Sali Hasa

5 May 2022, 14:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mori para për pushimin e çështjes, SPAK kërkon 3 vite e 6

SPAK ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Sarandë Sali Hasa, ku kërkon që të dënohet me 3 vite e 6 muaj burg.

Hasa u arrestua nën akuzën për korrupsion. Ai akuzohet se në këmbim të parave, pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Lekët Sali Hasa i ka marrë nga Elsona Papa, e cila është e motra e Emiljano Miranit dhe i dha ryshfet prokurorit për të shpëtuar vëllain e vet.

Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro.

Po ashtu SPAK ka dhënë pretencën dhe për të akuzuarit e tjerë, ku:

- për Emiljano Miranin kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj burg
- për Elsona Papan kërkon dënimin me 2 vite burg
- për Napolon Hodajn kërkon dënimin me 1 vit e 3 muaj burg
- për Julian Zeren kërkon dënimin me 1 vit e 3 muaj burg
- për Markelian Alinanin kërkon dënimin me 3 vite e 6 muaj burg
- për Qerim Ruçin kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj burg
- për Bledar Hajredinin kërkon dënimin me 2 vite burg.


Video