Nuk pagoi ngarkesën e drogës, shqiptari rrëmbehet, rrihet dhe grabitet nga 4 patriotët e tij

5 May 2022, 19:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk pagoi ngarkesën e drogës, shqiptari rrëmbehet, rrihet dhe

Pesë shqiptarë janë bërë protagonistë të një ngjarjeje kriminale në Itali dhe shkaku ka qenë pazaret e drogës.

Sipas policisë italiane, katër shqiptarë shqiptarë kanë rrëmbyer një patriotin e tyre, e kanë rrahur dhe e kanë grabitur, pasi ky i fundit nuk kishte paguar një ngarkesë droge.

Dy prej shqiptarëve të akuzuar të moshës 27 dhe 30 vjeç janë arrestuar sot nga policia, ndërsa dy të tjerë, 30 dhe 33 vjeç (vëllezër) janë ende në kërkim. I riu shqiptar u sulmua në dhjetorin e kaluar teksa ecte në qendër të Loanos.

Sipas hetimeve, në vitin 2017 ai kishte blerë nga katër shqiptarët një mijë euro drogë por nuk kishte paguar fare.

Të katërt kishin filluar të kërkonin pagesën me kërcënime dhe kanosje dhe në dhjetor ai u rrëmbye, u rrah dhe u grabit.


Video