Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, dënohet me 6 vite e 6 muaj burg juristi i Hipotekës

6 May 2022, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, dënohet me 6 vite e 6 muaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg ish-juristin e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara.

Ai është shpallur fajtor për tjetërsimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe tek Rana e Hedhun. Mbi juristin rëndojnë akuzat për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas vendimit të gjykatës, Bledar Cara akuzohet se së bashku me disa të tjerë në bashkëpunim akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.

Tokat ishin mal dhe ranishte, por në shkresa ishin konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Pas këtij vendimi, mbyllet dosja "339". 

 


Video