Digjen katër makina në Shkodër

7 May 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjen katër makina në Shkodër
Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër

Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”.

Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë. 


Video