Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani kërkohej në Spanjë për vjedhje

7 May 2022, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellëti të kurbinit Alfred Prodani

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellëti të kurbinit Alfred Prodani. Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.

Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani

Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha në 2019 për  vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza. Burime bëjnë me dije se arrestimi është  provizor me qëllim ekstradimi.

Njoftimi i policisë:

Operacione për kapjen e personave në kërkim në Kurbin, Lezhë e Shëngjin gjatë 24 orëve finalizon 2 operacione ku kap 3 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Operacioni "Coruna" ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjes për vepren penale " Vjedhje me dhune"

Operacioni "Trajektoria" ku Policia e Stacionit Shëngjin kap në Shëngjin shtetasin Gjulio Vokrri me masë sigurie arrest me burg për " Vrasje me dashje e mbetur në tentative" dhe " Arme mbajtje pa leje"

Policia e Komisariatit Lezhë kap në Lezhë shtetasin Florin Deda për veprat penale " Përndjekje" " Prodhim e shitje e lëndëve narkotike"


Video