Goditet “foleja” e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohet çifti, shfrytëzonin 21-vjeçaren

7 May 2022, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditet “foleja” e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohet

Një çift bashkëjetuesish janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit "Couple 1", pasi akuzohen se shfrytëzonin qendrën e masazheve, për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në pranga është vënë shtetasi F. D., 39 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, shetasja M. E., 33 vjeçe, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, punëtorja e qendrës së masazheve.

Mbi çiftin rëndojnë akuzat për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", ndërsa 21-vjeçarja për veprën penale "Prostitucioni".

"Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën "Shyqyri Bërxolli", në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video