Ilir Kapo është 60-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e sotme në Tiranë pranë shkollës "Harry Fultz". Mësohet se 60-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal bashkë me 37-vjeçarin Olgert Dhimtri kur ky i fundit pas një konflikti të çastit ka nxjerrë thikën dhe e ka therur.
Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen, ndërsa 37-vjeçari është shoqëruar në Komisariat dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.