VIDEO/ Kaska 'fluturon' dhjetra metra, pamjet e aksidentit të Shkodrës ku vdiqën dy turistët

7 May 2022, 16:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Kaska 'fluturon' dhjetra metra, pamjet e aksidentit të

Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik të regjistruar mesditën e djeshme në aksin Shkodër-Lezhë,ku humbën jetë dy turistët polakë Ualdemar Makovski dhe Marta Makovska, duke udhëtuar me motor.

Siç shihet dhe nga pamjet e Tv Klan, makina tip Golf e drejtuar nga David Gjonaj, i ka prerë rrugën dy polakëve, teksa ka tentuar të futet në një karburant.

Në video shihet se përplasja ka qenë tejet e forta çka i kushtoi dhe jetën dy turistëve. Drejtuesi i mjetit "Golf", David Gjonaj tashmë është arrestuar nga policia dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilën Kodi Penal parashikon nga 5 deri në 10 vite.

Vizita e dy polakëve në Shqipëri vinte në kuadër të një turi me motor që ata kishin nisur.


Video