E rëndë në Roskovec/ Humb jetën fermeri, ra në vaskat e peshkut

26 April 2022, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Roskovec/ Humb jetën fermeri, ra në vaskat e
E rëndë në Roskovec/ Humb jetën fermeri, ra në vaskat e peshkut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec mesditën e sotme, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën. Policia bën me dije se Ysmet Plaka ishte duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, i cili është përmbysur dhe për pasojë burri ka rënë në një nga vaskat e peshkut, ku ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 


Video