"Dy ushtarë djegin flamurin shqiptar në Ukrainë", si qëndron e vërteta e fotos që nxit urrejtje etnike

26 April 2022, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dy ushtarë djegin flamurin shqiptar në Ukrainë", si
Fotoja dezinformuese

Një foto me protagonistë dy ushtarë që përdhosin flamurin shqiptar dhe në sfond ministrinë e Jashtme të Ukrainës, është publikuar pak javë më parë edhe nga disa portale në Shqipëri.

Megjithatë, sipas portalit Faktoje.al përmes disa mënyrave të thjeshta verifikimi, fotoja është e manipuluar dhe publikimi i saj në kontekstin e luftës aktuale në Ukrainë ka qëllime të qarta dizinformimi dhe nxitje të urrejtjes etnike.

"Dy ushtarë djegin flamurin shqiptar në Ukrainë", si
Screenshot nga publikimi në dy portale i fotos ku përdhoset flamuri shqiptar

Publikimi i kësaj fotoje nga disa portale shqiptare është bërë në muajt mars dhe prill të këtij viti, ndërsa ende vijojnë luftimet në Ukrainë. Titujt ilustrues të fotos përcjellin mesazhe të ndryshme me karakter etnik.

Fotoja mban mbishkrimin Alamy, një agjenci ndërkombëtare që ka pronësinë e saj dhe që nga një kërkim më i detajuar provohet të jetë shkrepur për herë të parë më 1 mars 2008, sipas vetë agjencisë “Alamy” me diçiturën:

“Protestues nacionalistë grisin flamurin shqiptar ndërsa digjet, përballë Ministrisë së Jashtme të Ukrainës duke kërkuar që Kievi të mos njohë pavarësinë e Kosovës”.

"Dy ushtarë djegin flamurin shqiptar në Ukrainë", si
Schrenshot nga faqja zyrtare e “Alamy”

Në të njëjtën faqe ka një shënim ku tërhiqet vëmendja se fotoja mund të ketë “papërsosmëri” sepse është përdour për reportazh, një tjetër detaj që ngjall dyshime për origjinalitetin e saj.

Fotografi është Vladimir Sindeyev, por çuditërisht kur klikon emrin e tij që shfaqet si hyperlink, nuk ka asnjë info. Edhe nga klikimi i emrit në facebook apo Linkedin nuk shfaqen informacione të tjera përveç një vendndodhjeje Kazakistan dhe një njoftimi se postimi i fundit nga ky profil në rrjetin social ka qenë në vitin 2011.

"Dy ushtarë djegin flamurin shqiptar në Ukrainë", si
Fotografia më e hershme rezulton më 24 tetor 2010

Nga verifikimet dallohet qartësisht se fotoja është përdorur me qëllim qartësisht dizinformues duke manipuluar përmes disa elementeve të cilat janë, koha e fotografimit, koha e publikimit dhe ripublikimeve, manipulimi përmes photoshop-it duke vendosur flamurin shqiptar.

Ajo që mbetet për t’u zbardhur është se kush e sponsorizon prej vitesh këtë fushatë dizinformuese me mesazhe që nxisin urrejtjen etnike.



Video